Gorilla e bjeshkëve Kjo kafshë ndodhet vërtet përballë rrezikut të madh që të zhduket tërësisht marrë para sysh që në natyrë dhe në robëri janë gjithsej 300 gorilla bjeshkësh. Adak jeton në viset shkretinore ndërmjet Nigerit dhe Çadit perëndimor. Vlerësohet se në këto pjesë ekzistojnë vetëm 300 sosh. Majmuni merimangë i gështenjtë Ky lloj është në listën e më të rrezikuarve për shkak të shkatërrimit të habitatit të tij dhe për shkak trafikimit të paligjshëm me kafshë. Shqiponja filipinase Gjatë 56 vjetëve të fundit popullata e këtij lloji gjendet në rënie të madhe për shkak të prerjes së madhe të malit. Vlerësohet se në botë kanë mbetur jo më se 750 sosh. Rinoqeronti nga Sumatra Lloji më i vogël i rinoqerontëve gjendet buzë zhdukjes dhe janë gjithsej 11 sish -në robëri- nëpër gjithë botën. Leopardi i Amurit Në gjithë botën gjenden gjithsej 40 copë të këtij lloji që po ashtu është buzë zhdukjes. Jeta e mesatare e leopardit në natyrë është 15 vjet e në robëri mund të jet
Qepa e kuqe është një produkt që ndikon në mbrojtjen e shëndetit. Duhet të bëni kujdes që gjatë përgatitjes të mos e zieni apo piqni tepër, sepse humb substancat shëruese, prandaj pikërisht për këtë arsye duhet ta konsumoni të papërpunuar. Disa nga vetitë kuruese të qepës janë; Parandalon rritjen e qelizave të kancerit Qepa është e pasur me substancat e squfurit që e mbrojnë organizmin nga kanceri i lukthit, zorrës së trashë, kancerit të gjirit, mushkërive dhe prostatës. Ndikon edhe kundër baktereve në sistemin urinar. Kontrollon diabetin Qepa e kuqe e papërpunuar shton prodhimin e insulinës. Nëse vuani nga diabeti, keni arsye të mirë që rregullisht të hani qepë të papërpunuar. Shëron kapsllëkun Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe. Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët. Shëron infeksionin e fytit Nga qepa e kuqe mund të përgatitni lëng. Ai shumë shpejt ju largon nga zona e gripit, ftohjes apo dhimbjeve dhe infeksioneve n
SHEGA -PARANDALON KANCERIN Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë. Shkenca po merret me zbulimin e sekreteve të shegës: hulumtohen përbërësit nutritivë dhe shërues të frutës, lëngut, madje edhe vajit i cili merret nga farat. Gjithashtu, shega kohë më parë është shpallur “kampione” midis pemëve dhe sërish është gjendur në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të shijes të mirë të thartë e deri te shija e ëmbël, por për shkak të kontributit të saj në ruajtjen e shëndetit.
Comments
Post a Comment