Qepa e kuqe është një produkt që ndikon në mbrojtjen e shëndetit. Duhet të bëni kujdes që gjatë përgatitjes të mos e zieni apo piqni tepër, sepse humb substancat shëruese, prandaj pikërisht për këtë arsye duhet ta konsumoni të papërpunuar. Disa nga vetitë kuruese të qepës janë; Parandalon rritjen e qelizave të kancerit Qepa është e pasur me substancat e squfurit që e mbrojnë organizmin nga kanceri i lukthit, zorrës së trashë, kancerit të gjirit, mushkërive dhe prostatës. Ndikon edhe kundër baktereve në sistemin urinar. Kontrollon diabetin Qepa e kuqe e papërpunuar shton prodhimin e insulinës. Nëse vuani nga diabeti, keni arsye të mirë që rregullisht të hani qepë të papërpunuar. Shëron kapsllëkun Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe. Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët. Shëron infeksionin e fytit Nga qepa e kuqe mund të përgatitni lëng. Ai shumë shpejt ju largon nga zona e gripit, ftohjes apo dhimbjeve dhe infeksioneve n
Comments
Post a Comment