Fakte nga jeta e Mbretëreshës Elisabetë--- ngjarje historike



disa fakte ------------------------------Ajo ishte ende e re në moshë kur Londra u sulmua nga avionët gjermanë në Luftën II Botërore. Por megjithë rezikun, familja mbretërore nuk u largua nga kryeqyteti. Elizabeta u angazhua në forma të ndryshme në ndihmë të vendit. Ajo ishte 14 vjeçe kur mbajti fjalimin e pare me fjalë ngushëlluese dhe inkurajimi drejtuar fëmijëve britanikë që ishin shkëputur nga prindërit gjatë bombardimeve.

Në fillim të 1942, ajo u emërua kolonele e Gardës së Granata-hedhësve. Në ditën që mbushi 16 vjeç ajo kreu detyrën e saj të parë mbretërore, duke inspektuar trupat.

“Shumë njerëz e vlerësonin për ndjenjën e detyrës, seriozitetin dhe respektin që tregonte për misionin që kishte,” thotë historiani Goldman.

Pas luftës ajo u martua me Togerin Philip Mountbatten, djali i Princit Andrew të Greqisë dhe stërnip i Mbretëreshës Viktoria.

Më 14 nëntor 1948 lindi djali i madh i mbretëreshës, Princi Charles, më pas lindi Princesha Anne. Mbretëresha Elizabetë dhe bashkëshorti i saj janë diskutuar shumë në media për rolin e tyre si prindër. Biografi i familjes mbretërore Christopher Warwick thotë se problemet që shohin njerëzit janë pasojë e detyrës së tyre në monarki:

“Nuk mendoj se duhet t’i kritikojmë si prindër. Pa dyshim që ata ishin të largët nga fëmijët, pra jo shumë të angazhuar pasi kur ke një rol të tillë aq të lartë, detyra si prind del në plan të dytë”.

Më 6 shkurt 1952, babai i Elizabetës vdiq papritur në moshën 56 vjeçare. Elizabeta ishte 25 vjeçe kur hipi në fron pas të atit. Ajo ishte në Kenia kur mori lajmin dhe u kthye menjëherë nga pushimet.

Elizabeta II u kurorëzua në kishën Westminster Abbey duke u bërë Mbretëresha e 40-të e Anglisë dhe e gjashta grua që sundonte vendin në 900 vjet

Comments

Popular posts from this blog

Shtatë llojet e kafshëve që janë në zhdukje ???

qepa e kuqe -parandalon diabetin

SHEGA -PARANDALON KANCERIN