SHEGA -PARANDALON KANCERIN
SHEGA -PARANDALON KANCERIN Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë. Shkenca po merret me zbulimin e sekreteve të shegës: hulumtohen përbërësit nutritivë dhe shërues të frutës, lëngut, madje edhe vajit i cili merret nga farat. Gjithashtu, shega kohë më parë është shpallur “kampione” midis pemëve dhe sërish është gjendur në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të shijes të mirë të thartë e deri te shija e ëmbël, por për shkak të kontributit të saj në ruajtjen e shëndetit.