Gjëra Që Bëjnë Njerëzit me Depresion të Fshehtë

Ata që ndjehen në depresion shpesh janë lehtë për tu vërejtur: duken të ngrysur, të dëshpëruar e gjëra tjera që i vërejmë. Por çka për ata që kanë depresion të fshehtë? Ata mund të kenë personalitet të hapur (extrovert) dhe të shoqërueshëm! Ky është problemi me depresionin e fshehtë sepse këta që vuajnë kështu janë ekspert në fshehjen e situatës dhe gjendjes së tyre reale. Si mund ti vërejmë, dhe si mund t’ju ndihmojmë? Këtu kemi 10 gjëra tipike që njerëzit me depresion të fshehtë bëjnë që na bëjnë të kuptojmë se diçka nuk është në rregull me ta!
depresioni-ankthi

1mund të jenë gazmor

Hulumtuesit në Universitetin e Qendres Mjekësore Rochester kanë zbuluar se depresioni ishte i vështirë për tu vërejtur kur personi ishte shumë i hareshëm, veçanërisht tek pleqtë. Hulumtuesit filluan duke menduar se tipat e mbylltë (introvert) do jenë ata që do ta kenë të vështirë të shpalohen dhe tregojnë për depresionin por zbuluan se e kundërta ishte e vërtetë. Nuk duhet ta marrim si të sigurt se një person i hareshëm dhe shumë shoqëror mund të jetë imun ndaj depresionit. Duhet të shikojmë për ca shenja indikativ dhe mbi të gjitha, gjithmonë duhet të jemi dëgjues të vëmendshëm.

2mund të jenë duke e fshehur depresionin

Ka një hulumtim interesant në qëndrimin e Evropianëve dhe Australianëve që kanë ndaj depresionit. Aq shumë turp i vihet depresionit në Australi sa që shumë prej atyre që vuajnë vendosin të mos e tregojnë asnjëherë. Mund të ju vije turp apo thjesht frikohen se do humbin punën – duke u shpalosur në numrin e ditëve që marrim pushim për shkak të problemeve mendore. Figurat tregojnë se Australianët merrnin 14 ditë pushim nga puna kur i kapte depresioni krahasuar me një mesatare prej 36 ditëve që Evropianët merrnin për të njëjtën gjë.

. 3Mund të kenë nevojë për shërim apo ta mbyllin ndonjë traume të kaluar

Imagjino një zonjë perfekte: ka fëmijë, një karrierë të mirë dhe martesë stabile. Mund të ndodhë të ketë ndonjë episod të dhembshme tek jeta e saj që asnjëherë nuk është shëruar si duhet. Psikologët kanë një shkurtesë për këtë gjendje të quajtur PHDP (Perfectly-Hidden-Depressed-Person) apo (Person me Depresion të Fshehur Perfekt). Vetbesimi i hareja e jashtme që shohim është në kontradit të plotë me atë që ndodhë brenda saj. Problemi shpesh injorohet, veçanërisht nga vetë personi i cili vuan të cilët shpesh edhe bëjnë vetëvrasje. Tragjedia më e madhe është se askush nuk ka arritur të vërjej ndonjë shenj, apo se vet ai/ajo që vuan kurrë nuk ka marr guximin të flas me dikë. Duhet vërtetë të dëgjojmë me vëmendje kur një i afërt i yni na flet për lodhje apo ankthe.

4mund të jenë të pa-përkushtuar rreth lumturisë së tyre

Shpesh njerëzit me depresion të fshehtë shfaqin mungesë entuziazmi për gjërat që dikur i kanë pëlqyer ti bëjnë. Nëse personi pohon se sigurt nuk janë në depresion por thjeshtë nuk u ha më për ato gjëra, kjo vet mund të jetë shenjë se diçka nuk është në rregull. T’ia arrish që ta bësh këtë person të flas për problemet e tij/saj është hapi i parë drejt kërkimit të shërimit.

 5Mund të mos jenë duke bërë gjumë të mjaftueshëm

Nëse ndonjë i afërt i juaji po ankohet se nuk po fli boll (apo fle tepër), kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese se mund diçka nuk është në rregull me ta. Këto probleme gjumi munden thjeshtë të jenë shenjat e jashtme e një shkaku më të thellë dhe më problematik e cila mund të jetë ankth, letargji apo depresion. Problemet me gjumë dhe depresioni janë shpeshë të lidhura ngushtë. Ia vlenë të shikojmë se çfarë mund të jetë shkaku i problemeve të gjumit që kanë, kuptohen nëse vet ai/ajo është i gatshëm të shpalohet 

pasoja....  shume  raste depresioni nuk vërehen dhe nuk trajtohen dhe shpesh përfundojnë me rezultate tragjike. Diku rreth 10% deri 15% të njerëzve me depresion të fortë bëjnë vetëvrasje. Ashtu si pamë më lartë, njerëzit mund të jenë duke e fshehur apo maskuar. Nganjëherë, e mbajnë sekret të errët që asnjëherë nuk donë ta shpalojnë. Përveç tjerash, ka prej tyre që kanë imazh publik tjetër nga ai privat dhe tmerrues që mbajnë në vete. Sfida për ne tjerët është të shikojmë për shenja të mundshme dhe ndihmojmë që personi të pranoj trajtim..............

Comments

Popular posts from this blog

Shtatë llojet e kafshëve që janë në zhdukje ???

qepa e kuqe -parandalon diabetin

SHEGA -PARANDALON KANCERIN