Gjëra Që Bëjnë Njerëzit me Depresion të Fshehtë
Ata që ndjehen në depresion shpesh janë lehtë për tu vërejtur: duken të ngrysur, të dëshpëruar e gjëra tjera që i vërejmë. Por çka për ata që kanë depresion të fshehtë? Ata mund të kenë personalitet të hapur (extrovert) dhe të shoqërueshëm! Ky është problemi me depresionin e fshehtë sepse këta që vuajnë kështu janë ekspert në fshehjen e situatës dhe gjendjes së tyre reale. Si mund ti vërejmë, dhe si mund t’ju ndihmojmë? Këtu kemi 10 gjëra tipike që njerëzit me depresion të fshehtë bëjnë që na bëjnë të kuptojmë se diçka nuk është në rregull me ta! 1mund të jenë gazmor Hulumtuesit në Universitetin e Qendres Mjekësore Rochester kanë zbuluar se depresioni ishte i vështirë për tu vërejtur kur personi ishte shumë i hareshëm, veçanërisht tek pleqtë. Hulumtuesit filluan duke menduar se tipat e mbylltë (introvert) do jenë ata që do ta kenë të vështirë të shpalohen dhe tregojnë për depresionin por zbuluan se e kundërta ishte e vërtetë. Nuk duhet ta marrim si të sigurt se një person i haresh