Ja pse nuk duhet ta shihni kurrë pa mbrojtëse eklipsin diellor
Eklipsin diellor kemi të gjithë dëshirë për ta parë, por mund t’iu shkatërrojë syrin dhe shikimin nëse nuk merrni masat e duhura.
Astronomi Mark Thompson ka përdorur syrin e një derri për të zhvilluar një eksperiment ku i tregon të gjithëve çfarë ndodh.
Në një video tregohet se si ai ka vendosur syrin tek teleskopi dhe pas 20 sekondash duket se si pëson një shkëndijë, duke shkaktuar tym të madh.
Kur ai e largon syrin, duket një vrimë e madhe e formuar në korne. Për të parë në mënyrë të sigurt një eklips duhet të:
1. Përdorni syze dhe filtra
2. Mos e shikoni me teleskop, kamera pa filtra apo diçka tjetër të dëmshme.
3. Këshillohuni me një astronom para se të përdorni një filtër diellor
Comments
Post a Comment